Deputeti i PDK-së Elmi Reçia i ka reaguar zyrtares së VV-së, Dejona Mihali, e cila më 14 qershor 2022 kishte akuzuar Reçicen për biseda me Sllavko Simiqin e Listës Serbe.
Postimi i Mihalit ishte bërë në periudhën e njëjtë kur janë regjistruar përgjimet e shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiqit të Listës Serbe.
Pas kësaj Reçica ka shpërndarë pjesën e parë të përgjimeve të publikuara nga Gazeta Nacionale mes Kusari-Lilës dhe Simiqit, si kundër përgjigje Mihalit, duke i thënë se “rrena i ka këmbët e shkurta”.
Ai tutje ka thënë se ja kush i ka mbajtur lidhjet e fshehta me Simiqin dhe Radojiqiqin.
Postimi i plotë:
Me kërkesë të znj. Dejona Mihali, po e ripostoj edhe një herë këtë postim!
Rrena i ka këmbët e shkurtra!
Ja kush i ka mbajtur dhe i mban lidhjet e fshehta me Sllavko Simiqin dhe Milan Radojiqiqin.