Kryeshef Ekzekutiv në Kompania Regjionale e Mbeturinave KRM “Pastrimi”, në Prishtinë, Petrit Reçica, i ka reaguar kryetarit Përparim Rama dhe Bekim Brestovcit në lidhje me kontejnerët.
Reçica, përmes një postimi në facebook është shprehur se rrej 2.500 kontejnerë po qëndrojnë peng, ku sipas tij kjo po bëhet qëllimshëm duke e mbajt peng pastërtinë e kryeqytetit.
Ndërsa theksosi se që nga 25 nëntori 2024, në Qendrën e Kompostimit në zonën malore të Gërmisë (Butovc) janë vendosur 2,500 kontejnerë e të cilët nuk janë pashpërndarë në kryeqytet.
Postimi i plotë:
Kryetari Rama dhe Bekim Brestovci janë ata të cilët po vazhdojnë me i mbyll sytë ndaj mbeturinave – 2,500 Kontejnerë po qëndrojnë peng për “Krizën” të vet sajuar! E krejt kjo po bëhet qëllimshëm duke e mbajt peng pastërtinë e kryeqytetit!
Që nga 25 nëntori 2024, në Qendrën e Kompostimit në zonën malore të Gërmisë (Butovc) janë vendosur 2,500 kontejnerë e të cilët nuk janë pashpërndarë në kryeqytet, ndonëse janë të gatshëm për përdorim. Komuna ka pasur mundësinë t’i shpërndajë me kohë, duke e lehtësuar mbledhjen e mbeturinave nga kompania ne dhe përmirësuar gjendjen në terren. Por Rama ka zgjedhur të mos e bëjë këtë, duke lejuar që Prishtina të duket e mbuluar me mbeturina. Asnjëherë nuk i janë dhënë këta kontejnerë Pastrimit!
Ky është një sabotim i pastër ndaj qytetit, për të krijuar një krizë artificiale dhe për ta justifikuar kontraktimin e një kompanie private. Kontejnerët mund të ishin shpërndarë më herët dhe qyteti mund të ishte më i pastër, por për Ramën duket se politika është më e rëndësishme se mirëqenia e qytetarëve.
Pse Rama refuzon ta bëjë atë që është e thjeshtë dhe e nevojshme? Kush përfiton nga kjo krizë e sajuar?
Për më shumë po ju ilustrojmë me disa foto që e faktojnë një gjë të tillë.