Real Madridi nuk ka hequr ende dorë nga Paul Pogba.
Mesfushori francez do të largohet nga Manchester United gjatë verës që vjen pasi do t’i skadojë kontrata me “Djajtë e Kuq”.
Palët nuk kanë shprehur interesim për vazhdimin e bashkëpunimit, prandaj edhe do të ndahen pas pak muajsh.
Për kampionin e botës me Francën flitet se mund t’i bashkohet Paris Saint-Germainit, por atë e do edhe ish-klubi i tij, Juventus.
E në orët e fundit duket se në garë për mesfushorin kreativ është futur edhe Real Madridi, i cili e do lojtarin qe një kohë të gjatë.
Për këtë siguron mediumi spanjoll “Sport”, përcjell “Gazeta Express”.
29 vjeçari pëlqehet nga tajneri Carlo Ancelotti dhe ai do të ishte një alternativë e mirë për mesfushën aktuale të ekipit nga “Santiago Bernabeu”.
Duke e pasur parasysh se në Madrid mund ta gjejë Karim Benzeman, e eventualisht edhe bashkëkombësin tjetër, Kylian Mbappe, Pogba mund t’i thotë “Po” një oferte eventuale të “Los Blancos”.