Real Madridi e ka lënë pas krahëve humbjen ndaj Getafes dhe i është rikthyer fitoreve në La Liga.
“Los Blancos” triumfuan në shtëpi ndaj Valencias me rezultat 4:1, duke fuqizuar vendin e parë në elitën e futbollit spanjoll, në një ndeshje ku shkëlqyen Benzema e Vinicius me nga dy gola.
Në pjesën e parë u shënua vetëm një gol, edhe ai nga penalltia, shkruan Gazeta Express.
Ishte Karim Benzema që e shndërroi në gol penalltinë në minutën e 43-të të ndeshjes
Pjesa e dytë prodhoi katër gola tjerë. Vinicius shënoi dy herë brenda nëntë minutave 52’ dhe 61 për 3:0.
Guedes shënoi për Valencian në minutën e 76-të, por që mbeti vetëm për statistika.
Në minutën e 88-të,Benzema realizoi për 4:1 dhe një fitore të lehtë për Los Blancos.
Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 49 pikëve në vendin e parë, kurse Valencia mbetet e nënta me 28 pikë të grumbulluara.