Real Madrid dhe Liverpool do të përballen më 28 maj për trofeun më të rëndësishëm për klube, në finalen e Champions League.
Tashmë, ndërsa na ndajë edhe disa ditë nga kjo super sfidë, një pjesë e madhe e futbollistëve më të njohur ndahen midis këtyre dy skuadrave.
Ishi i Real Madrid, James Rodriguez i ka habiur të gjithë, duke zgjedhur si fitues të Championsit, Liverpool-in.
“Kam ish-shokë skuadre te Real Madrid, e dua të klub, por Liverpool mund të luajë ndeshje të mrekullueshme. Dua që Lucho (Luis Diaz) të jetë një kampion.”-ka thënë mesfushori në “Tëitch”, ku ka folur për këtë Champions.
Kështu 30-vjeçari ka zgjedhur “The Reds” në vend të ish skuadrës së tij, për të fituar këtë Champions League.