Një pjesë e mirë lojtarëve që kemi parë deri më tani nuk do të jenë më pjesë e klubit. Konkretisht, janë të paktën 11 lojtarë, të cilët mund të lënë Madridin duke nisur nga 1 korriku i këtij viti.
Lajmi është bërë i ditur nga gazeta “Mundo Deportivo”, e cila ka përpiluar dhe listën e lojtarëve, ku përfshihen dhe disa kolona të klubit si: Benzema, Kros e Modriç mes të tjerëve.
Shtatë prej lojtarëve të kësaj liste do përfundojnë kontratën me Realin e Madridin dhe për momentin ende nuk ka pasur një vendim për rinovimin e tyre.
Ndërkaq,që të tjerët do të largohen për zgjedhje teknike të klubit.