Pas ngjarjeve të djeshme në veri ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Qipros duke thënë se ka burim për shqetësim të madh.
“Përplasjet ndërmjet policisë dhe serbëve etnikë në veri të Kosovës, të shkaktuara nga përpjekjet e Prishtinës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale, janë një burim shqetësimi të madh”, thuhet në reagimin e tyre.
Situata u tensionua pasi grupe të qytetarëve serbë u tubuan për të ndaluar hyrjen e zyrtarëve në vendet e tyre të punës.