Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas sulmit mbi Policinë e Kosovës, ku është vrarë, rreshteri Afrim Bunjaku dhe një tjetër është plagosur.
Pacolli ka thënë se ky është një sulm i rëndë ndaj ligjit dhe rendit, dhe nuk është gjë tjetër veçse një akt terrorizmi dhe duhet trajtuar si i tillë.