Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Papa Françeskut, një lider shpirtëror që ishte një simbol i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë në kohën tonë.
Në një deklaratë, Osmani ka theksuar se trashëgimia e Papa Françeskut do të jetojë përmes jetëve të panumërta që ai ka prekur gjatë jetës së tij.
“Ne qëndrojmë me të gjithë ata që vazhdojnë të përçojnë mesazhin e tij të fuqishëm të shpresës, paqes dhe dinjitetit njerëzor”, thuhet në njoftimin e lëshuar.
“Trashëgimia e tij do të jetojë në jetët e panumërta që ai preku. Ne qëndrojmë me të gjithë ata që përcjellin mesazhin e tij të qëndrueshëm të shpresës, paqes dhe dinjitetit njerëzor”, ka shkruar Presidentja Osmani.
The people of the Republic of Kosovo join millions around the world in mourning the passing of His Holiness, Pope Francis – a voice of compassion, humility, and justice in our time.
His legacy will live on in the countless lives he touched. We stand with all those who carry… pic.twitter.com/eomte7XvY0
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS)