Si pasojë e reshjeve të shiut në qytetin e Prishtinë sot pati edhe një rast tragjik.
Nga shiu dhe erërat e forta një lis është rrëzuar në lagjen Pejton, ku si pasojë ka humbur jetën një 30 vjeçar.
Pas kësaj, nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos në pjesët e qytetit ku ka drunj përreth.
Ai tha se ekipet e shpëtimit janë në teren dhe po meren me rastet e aksidenteve.
Postimi i plotë:
Ju lutemi, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta, të keni KUJDES, sidomos në pjesët e qytetit që kane drunj përreth! Ekipet tona të shpëtimit janë në terren dhe po merren me rastet e aksidenteve!