Erdin Haxhiu 30-vjeç humbi jetën dje tragjikisht në Prishtinë. Ai u zu nga lisi në lagjen Pejton në kryeqytet gjatë kohës kur vendi u përfshi me stuhi, shi e erëra të forta.
Kompania “Scardian Sigurime”, aty ku punonte viktima, ka shprehur ngushëllime ku ndër të tjera shkruan:
“Urtësia, mirësia dhe virtytet e larta për punën që Erdinin e karakterizonin, do t’i kujtojmë përherë dhe me plot mall!”.