Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Richard Grenell, ka reaguar pasi që Australia i ka refuzuar hyrjen tenistit serb, Novak Djokovic, pas një problemi me vizën, shkruan Gazeta Metro.
Me anë të një postimi në Twitter, Grenell ka deklaruar se qeveria australiane po vazhdon të mohojë shkencën dhe të promovojë frikën.
Ai ka thënë se këto veprime nuk janë të mira për një shtet me të cilin SHBA’ja ndan informacione sensitive.
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison në një postim në Twitter ka thënë se viza e Djokovic është anuluar dhe se rregullat janë rregulla.
“Viza e zotit Djokovic është anuluar. Rregullat janë rregulla, sidomos kur bëhet fjalë për kufijtë tanë. Askush nuk është mbi këto rregulla. Politikat tona të forta kufitare kanë qenë kritike që Australia të ketë një nga nivelet më të ulëta të vdekjeve në botë nga COVID, ne po vazhdojmë të jemi vigjilentë”, ka shkruar kryeministri australian.
Tenisti serb Novak Djokovic mbeti sot në aeroportin e Melbourne në Australi pasi viza nuk ju pranua nga autoritetet australiane.
Ai ka zbritur në Tulamarin rreth 13:0 sipas kohës sonë por hyrja në Australi nuk iu lejua.
Sipas lajmeve të mediave serbe ekipi i tij ka aplikuar për vizën e gabuar që nuk mbështetë përjashtimin mjekësor nga vaksinimi.
Policia kufitare ka kontaktuar qeverinë e Victoria që ka dhënë miratimin e përjashtimit mjekësor Djokovicit, që t’i lejohet hyrja tenistit serb. Kjo është refuzuar nga politikanët e Melbourne që kanë bërë një prapakthim pasi stuhisë për standarde të dyfishta si në Australi dhe tjera vende.
Sipas vendimit përfundimtar Australia ia ka anuluar vizën tenistit Novak Djokovic, dhe synon ta dëbojë atë qysh nesër. /gazetametro.net