Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutiérrez, ka reaguar për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla, raporton teve1.info
Gutiérrez nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, i ka bërë thirrje Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që ta dënojnë publikisht sulmin.
“Heshtja e tyre është shqetësuese për mua. Liderët politikë kanë për detyrë të dënojnë publikisht sulme të tilla.”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Teksa ka thënë, se i bashkohet AGK-së, në thirrjen ndaj policisë dhe organeve kompetente, që të identifikojnë sa më parë autorët dhe ndaj tyre të shqiptohet dënimi maksimal.
European Federation of Journalists – EFJ