Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka reaguar pas rastit tragjik ku dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, Sadije Godeni, ish-arsimtare në shkollën fillore të mesme të ulët “Dardania” në kryeqytet.
Statovci ka thënë se kjo vrasje është edhe më e rëndë, pasi pikërisht sot filloi fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
“Thellë e prekur nga vdekja tragjike e arsimtares, Sadije Godeni, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, derisa familjes i shpreh ngushëllimet në këto momente shumë të vështira. Vdekja e 63-vjeçares bëhet edhe më e rëndë, pasi pikërisht sot filloi fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore””, ka shkruar ajo.
Statovci ma thënë se “Dhuna në familje është e papranueshme dhe duhet ndalur menjëherë. Le të jetë kjo thirrje jo vetëm për organet e drejtësisë, por për tërë shoqërinë”.