Mrgim Lushtaku , nga PDK,ka reaguar ashpër pase zgjedhjes se Osmanit Presidentë. Ja postimi ti ne Ffacebook:
Sot, ishim dëshmitarë se si zgjedhja e Presidentes u bë falë shantazheve, kërcënimeve e pazareve, ku vetëm brenda 24 orëve, Kryeministri Kurti arriti t’i blejë 4 deputetë.
Kosova si Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe kontrollit e balancimit në mes tyre, nga sot u koncentrua në duart e një njeriu, Albin Kurtit i cili pas konstituimit të Kuvendit dhe Qeverisë instaloi në Presidencë marionetën e tij znj. Vjosa Osmani.
Asnjëherë në historinë tonë të shtetndërtimit nuk ka ndodhur që i gjithë pushteti të jetë në duart e një njeriu dhe kjo është shumë e rrezikshme për demokracinë.
Ne si Parti Demokratike e Kosovës, zotohemi se do të jemi opozitë e fuqishme në mbrojtje të demokracisë dhe nuk do të lejojmë që të shkatërrohet ajo që është ndërtuar me gjak dhe sakrificë.