Babai i futbollistit të kombëtares shqiptare, Ardian Ismajlit, ka reaguar pasi djali i tij nuk u aktivizua për asnjë minutë në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Shqipëria u eliminua sot nga Evropiani, teksa babi i Ismajlit ka vendosur të shpërfaq zemërimin e tij në Facebook.
Ai i ka dërguar një mesazh futbollistit të kombëtares duke i thënë që të bëhet i fortë.
“Ardian, Behu i qëndrueshëm dhe i fort për ketë padrejtësi, për ketë tradhëti, te jeni krenar për çdo gjë qe keni dhënë për kombëtaren sepse e kemi detyrim! Zoti i shkatërroftë te gjithë ata qe ta vodhën ëndrrën qysh nga fëmijëria te cilën ma tregoje… Zoti i shkatërroftë ata qe te bene pabesi, te bene tradhëti sepse shume ke besuar dhe nuk keni faj se ne ballët e tyre nuk shkruant i pabes…
Je i qet se dite te bardha dhe karrierë te madhe jeni duke pritur, është shume afër…”, thuhet në postimin e tij.