Forum Kosovar i Aftësisë së Kufizuar kanë reaguar pas ngjarjes ku një logoped nga Gjilani kishte abuzuar psiqikisht me një fëmijë vjeçar të diagnostikuar me autizëm.
“Ne si Forum Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja e djeshme e raportuar në mediet tona ku lokopedi Iljasa Fazliu nga Gjilani ka abuzuar psiqikisht dhe emocionalisht në ordinancen e tij ndaj fëmijës 5 vjeçar të diagnostikuar me autizëm”, thuhet në reagimin e tyre.
Ata kanë kërkuar nga institucionet e shetiti që në mënyrë urgjente ta trajtojnë këtë rast dhe të hetojnë rrënjësisht se çfarë ka ndodhur me vogëlushen 5 vjeçare, por edhe me të gjithë pacientët e tjerë në veçanti ata me aftësi të kufizuar.
“Ne kërkojmë nga institucionet e shetiti tonë që në mënyrë urgjente ta trajtojnë këtë rast dhe të hetojnë rrënjësisht se çfarë ka ndodhur me vogëlushen 5 vjeçare, por edhe me të gjithë pacientët e tjerë në veçanti ata me aftësi të kufizuar.Të drejtat e fëmijëve dhe në mënyrë të veçantë të fëmijëve me aftësi të kufizuara duhet t’u garantohet zhvillimi personal, si; mirëqenia, mbrojtja nga lëndimet dhe e drejta për mbrojtje. Në këtë rast institucionet tona nuk kanë arritur të garantojnë sigurinë dhe mirëqenien e fëmijës me autizëm”.
Reagimi i plotë
Ne si Forum Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja e djeshme e raportuar në mediet tona ku lokopedi Iljasa Fazliu nga Gjilani ka abuzuar psiqikisht dhe emocionalisht në ordinancen e tij ndaj fëmijës 5 vjeçar të diagnostikuar me autizëm.
Jemi thellësisht të shqetësuar me atë çfarë ka ndodhur me të mituren ku shahet dhe ofendohet nga lokopedi Fazliu dhe stafi i tij. Gjuha, sjellja dhe abuzimi verbal ndaj vogëlushës na lë të dyshojmë se i njëjti lokoped mund të ketë abzuar edhe me fëmijë të tjerë të cilët prindërit apo kujdestarët ligjorë i kanë dërguar në mjekim te lokopedi Fazliu dhe të stafi i kësaj ordinance.
Ne kërkojmë nga institucionet e shetiti tonë që në mënyrë urgjente ta trajtojnë këtë rast dhe të hetojnë rrënjësisht se çfarë ka ndodhur me vogëlushen 5 vjeçare, por edhe me të gjithë pacientët e tjerë në veçanti ata me aftësi të kufizuar.
Të drejtat e fëmijëve dhe në mënyrë të veçantë të fëmijëve me aftësi të kufizuara duhet t’u garantohet zhvillimi personal, si; mirëqenia, mbrojtja nga lëndimet dhe e drejta për mbrojtje. Në këtë rast institucionet tona nuk kanë arritur të garantojnë sigurinë dhe mirëqenien e fëmijës me autizëm.
Ne jemi shumë të brengosur për torturat psiqike dhe emocionale që i janë shkaktuar 5 vjeçarës nga lokopedi dhe pasojat që mund ta rëndojnë gjendjen e saj dhe të familjarëve, gjithashtu.
Në të gjitha ligjet dhe vendimet juridike, mirëqënia e fëmijës është parësore, prandaj shteti është përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimet.
Çdo fëmijë me aftësi të kufizuar ka të drejtën për kujdes shëndetësor dhe arsim të veçantë, duhet të ndihmohet për të qenë i pavarur dhe për të marrë pjesë aktive në shoqëri, por me këto abuzime ndaj fëmijëve tanë vetem sa po rritet diskriminimi dhe frika