Nga Organizata e Veteranëve të Luftës kanë reaguar pasi që sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ministri serb, Nikolla Selakoviq, e quajti “terroriste” Ushtrinë Çlirimtare të KosovësMe anë të një postimi në Facebook, sekretari i OVL-së, Faton Klinaku ka thënë se Serbia në OKB e cilësoi si gjë pozitive në OKB që komandantët e UÇK-së po gjykohen në Hagë.
E Klinaku, thotë se është mëkat që kjo gjykatë është miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
Lajmi.net raportoi më herët se si ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, nuk i doli në mbrojtje UÇK-së kur u quajt “terroriste” nga homologu i saj serb, Nikolla Selakoviq.
Postimi i plotë:
Serbia në OKB fliste për ato që quhen “sulme” ndaj Speciales, dhe e quajti “terroriste” Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Madje e cilësoi si gjë pozitive që po gjykohen komandantët e saj, e tha se po bëhet edhe presion ndaj punës së gjykatës, duke cituar deklaratat e presidentes së Dhomave të Specializuara të Hagës, Ekaterina Trendafilova.
E kjo Pseudogjykatë është e miratuar nga Kuvendi i Kosovës!.