Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar ka reaguar ashpër për sulmin e mbrëmshëm në kanalin e ujit në Zubin Potok.
Përmes një shkrimi në platformën X, Pirc Musar tha se çdo sulm ndaj civilëve në çfarëdo forme është një akt i neveritshëm frikacakësh.
“Çdo sulm ndaj civilëve në çfarëdo forme është një akt i neveritshëm qyqarllëku, dhe sabotazhi i infrastrukturës kritike civile që furnizon popullin e Kosovës me ujë të pijshëm nuk është asgjë më pak se kaq. Solidarizohem me të gjithë ata që janë prekur. Jam i bindur se autorët do të gjenden dhe do të përballen me drejtësinë”, tha ajo.
Theksojmë se pas këtij sulmi, Policia e Kosovës sot në një aksion policor në veri ka arrestuar 8 persona