Gjykata në Prishtinë ka marrë vendim për tre të dyshuarit që u arrestuan pas ngjarjes të së premtes në lokalin “Bon Vivant” në kryeqytet ku mbeti një i vrarë e shumë të plagosur.
Gjykata në këtë rast ua ka caktuar nga 30 ditë paraburgim të dyshuarve.
Paraburgimi u është caktuar Andi Pajazitit, Hisni Gecajt dhe Gëzim Zakutit.
Ndryshe, policia e Kosovës nuk ka arritur ende ta arrestojë Dukagjin Nikollajn, të dyshuarin tjetër të përfshirë në këtë rast.