Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim lirues ndaj shtatë të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në rastin ‘Infrakos’, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një komunikate për media, Gjykata njofton se në mungesë të provave lirohen nga aktakuza shtatë të akuzuarit, Sadik Paqarizi, Nijazi Kryeziu, Visar Islamaj, Bujar Nerjovaj, Bashkim Krasniqi dhe Agron Thaçi.
Ndërsa ndaj Naim Avdylit, i akuzuar se si person zyrtar në cilësinë e Menaxherit të patundshmërive dhe bashkëpunëtor profesional pranë InfraKos ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi autoritetit zyrtar”, Gjykata ka marrë aktgjykim refuzues, pasi që në fjalën përfundimtare, Prokurori i shteti është tërhequr nga aktakuza.
Aktgjykimin e ka shpallur trupi gjykues në krye me Teuta Krushën dhe anëtarët Raima Elezi dhe Luan Berisha.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur më 31 dhjetor 2019, Sadik Paqarizi, Nijazi Kryeziu, Visar Islamaj, Bujar Nerjovaj, Bashkim Krasniqi, Agron Thaçi dhe Naim Avdyli, akuzoheshin për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar.
Pretendimet e Prokurorisë ishin se të akuzuarit kanë shkaktuar degradimin e pronës si dhe infrastrukturës së hekurudhës në Komunën e Prizrenit, duke e bërë të papërdorshme, me ç’rast i kanë shkaktuar dëm Infrakos-it rreth 105 mijë euro.
Komunikata e plotë nga Gjykata:
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda (trupi gjykues, Teuta Krusha– Kryetare, dhe anëtarët Raima Elezi, dhe Luan Berisha) ka shpallur aktgjykim LIRUES ndaj të akuzuarve: I akuzuari S.P., sepse në periudhën kohore 2012-2014 në Prizren, duke punuar si person zyrtar në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe planifikimit Hapësinor pranë KK Prizren, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat zyrtare e me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose personin tjetër në rastin konkret pronarëve të objekteve të ndërtuara e duke i shkaktuar dëm personit tjetër në rastin konkret “ Hekurudhat e Kosovës” / “InfraKos” me seli në Fushë Kosovë, në atë mënyrë që ka lëshuar leje të ndërtimit për firmën “…………” të datës 09.08.2012, lejen e ndërtimit të datës 25.07.2013 për personin R.K., si dhe lejen e ndërtimit të lëshuar me datë 10.02.2014 për personin Xh.S., e duke u bazuar në vendimet e marra nga Administrata Komunale si Plani Rregullues Urbanistik i dë. 18.10.2012 e cila është në kundërshtim me ligjin mbi Hekurudhat me nr. 04/L-063, posaçërisht me nenin 128 pika 1, 2 dhe 3 dhe nenit 129 pika 1, par. l.l, 1.2, 1.3 dhe 1.4 të këtij ligji, me q’ rast ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe Infrastrukturën e hekurudhës në Komunën e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëm të përgjithshëm material në shumën prej 104,674.61 Euro.
I akuzuari N.K., në periudhën kohore 2014-2016 në Prizren, duke punuar si person zyrtar në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe planifikimit Hapësinor pranë KK Prizren, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat zyrtare e me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose personin tjetër në rastin konkret pronarëve të objekteve të ndërtuara rreth hekurudhës, e duke i shkaktuar dëm personit tjetër në rastin konkret “InfraKos” me seli në Fushë Kosovë, në atë mënyrë që duke bërë tejkalimin e kompetencave ka lëshuar leje të ndërtimit për personin N.B., me datë 30.05.2014, lejen e ndërtimit të datës 21.05.2014 Për personin e quajtur A.H:, e duke u bazuar në vendimet e marra nga Administrata Komunale si Plani Rregullues Urbanistik i i dt. 18.10.2012 e cila është në kundërshtim me ligjin mbi Hekurudhat me nr. 04/L-063, posaçërisht me nenin 128 pika 1, 2 dhe 3 dhe nenit 129 pika 1, par.l.l, 1.2, 1.3 dhe 1.4 të këtij ligji, me ç’rast ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe Infrastrukturën e hekurudhës në Komunën e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëm të përgjithshëm material në shumën prej 104,674.61 Euro.
I akuzuari V.I., në periudhën kohore 2016-2017 në Prizren, duke punuar si person zyrtar në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe planifikimit Hapësinor pranë KK Prizren, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat zyrtare e me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose personin tjetër në rastin konkret pronarëve të objekteve të ndërtuara rreth hekurudhës, e duke i shkaktuar dëm personit tjetër në rastin konkret;InfraKos” me seli në Fushë Kosovë në atë mënyrë që duke bërë tejkalimin e kompetencave ka lëshuar leje të ndërtimit për firmën e lëshuar me datë 06.03.2017, lejen e ndërtimit të datës 03.05.2017 për personin e quajtur;, për lejen e ndërtimit të lëshuar me datë 29.11.2016 për personin e quajtur M.K., lejen e ndërtimit të dt.08.04.2017 për personin N.Th., e duke u bazuar në vendimet e marra nga Administrata Komunale si Plani Rregullues Urbanistik i i dt. 18.10.2012 e cila është në kundërshtim me ligjin mbi Hekurudhat me nr. 04/L-063, posaçërisht me nenin 128 pika 1, 2 dhe 3 dhe nenit 129 pika 1, par.1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4 të këtij ligji, me ç’ rast ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe Infrastrukturën e hekurudhës në Komunën e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëm të përgjithshëm material në shumën prej 104,674.61 Euro.
I akuzuari B.N., sepse gjatë vitit 2013 në Prizren, duke punuar si person zyrtar në cilësinë e Drejtorit për Inspektorat pranë KK Prizren, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat ose nuk i përmbush detyrat zyrtare e me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose personin tjetër si dhe duke shkaktuar dëm personit tjetër në rastin konkret “Hekurudhat e Kosovës” me seli në Prishtinë, në atë mënyrë që duke bërë tejkalimin e kompetencave edhe pse ka qenë i njoftuar mbi mbindërtimin dhe uzurpim në ndërtesën; me pronar D.H:, e cila ka qenë në ndërtim gjatë mandatit të tij i cili ka pas leje për ndërtim 2+B+P+6 i bazuar në Planin Urbanistik të vitit 2012 e cila është në kundërshtim me ligjin mbi Hekurudhat me nr. 04/L-063, ndërsa i njëjti ka ndërtuar edhe katin e shtatë dhe përkundër konkluzionit për rrënim të katit të shtatë e nënshkruar nga ana e tij me datë 08.04.2013, nuk është
dhënë urdhër që e njëjta të zbatohet e që ka qenë kompetencë e tij si dhe po njashtu ka qenë i njoftuar për uzurpimin të cilën pronar i ndërtesës – investitori ka bërë mbi pronën e Hekurudhave të; dhe nuk ka ndërmarre kurrfarë veprimesh parandaluese, me ç’rast ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe Infrastrukturën e hekurudhës në Komunën e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj
kompanie dëm të përgjithshëm material në shumën prej 104,674.61 Euro.
I akuzuari B.K., sepse gjatë vitit 2012 në Prizren, duke punuar si person zyrtar në cilësinë e Inspektorit të ndërtimit pranë Drejtorisë për Inspektorat të KK Prizren, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat ose nuk i përmbush detyrat zyrtare e me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose personin tjetër si dhe duke shkaktuar dëm personit tjetër në rastin konkret; me seli në Fushë Kosovë, në atë mënyrë që duke bërë tejkalimin e kompetencave edhe pse ka qenë i caktuar për inspektimin e këtij ndërtimi ku objekti ka patur leje ndërtimi për 2+B+P+6 dhe gjatë ushtrimit të detyrës së tij ka lejuar që të bëhet mbindërtimi pra edhe i katit të shtatë respektivisht tejkalimi i lejes së ndërtimit si dhe po njashtu ka qenë i njoftuar për uzurpimin të cilën pronar i ndërtesës – investitori ka bërë mbi pronën e Hekurudhave të ; të gjitha këto veprime të bazuara në Planin rregullativ Urban (PRRU) i dt. 18.10.2012 e Cila është në kundërshtim të plotë me ligjin mbi Hekurudhat me nr. 04/L-
063, me ç’rast pronën dhe patundshmërinë si dhe Infrastrukturën e hekurudhës në Komunën e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëm të përgjithshëm material në shumën prej 104,674.61 Euro.
I akuzuari A.Th., sepse gjatë vitit 2013 në Fushë Kosovë, duke punuar si person zyrtar në cilësinë e Krye shefit pranë “Infrakos”- Hekurudhat e Kosovës i zgjedhur në Janar të vitit 2012, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare e me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose personin tjetër, shkakton
dëm personit tjetër në rastin konkret me seli në Fushë Kosovë, në atë mënyrë që nuk i përmbush detyrat zyrtare edhe pse ka qenë i caktuar për mbikëqyrjen dhe menaxhimin e pronave të hekurudhës duke neglizhuar detyrat dhe obligimet e veta, nuk ka vepruar sipas Ligjit mbi hekurudhat ku në nenin 128 par. 2 parashihet që punët mbrojtëse duke përfshirë edhe masat e parandalimit për veprimet e ndaluara – ndërtimet në apo afërsi të infrastrukturës hekurudhore, duke mos marrë pjesë në diskutimet publike për planin rregullativ urban për Komunën e Prizrenit ku është marrë edhe Plani rregullativ Urban (PRRU) i dt. 18.102012 e cila është në kundërshtim të plotë me ligjin mbi Hekurudhat me nr. 04/L-063 dhe duke vepruar me vonesë në parashtrimin e padive pranë gjykatave kompetente për mbrojtjen e pasurisë së “InfraKos”, me ç’ rast me këto mosveprime pronën, patundshmërinë si dhe infrastrukturën e hekurudhës në pjesën e Komunës së Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëm të përgjithshëm material në shumën prej 104,674.61 Euro.
LIROHEN NGA AKUZA
- Këso dore secili veç e veç kishte për të kryer veprën Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe 2, nënpar.2.2 të Kodit Penal të Kosovës Pasi që nuk është provuar që kanë kryer veprat penale të të cilat
akuzoheshin Për të akuzuarin N.A., i akuzuar se si person zyrtar në cilësinë e Menaxherit të patundshmërive dhe bashkëpunëtor profesional pranë ; ka kryer veprën penale Keqpërdorimi autoritetit zyrtar, Gjykata ka marrë AKTGJYKIM REFUZUES – pasi që në fjalën përfundimtare, Prokurori i shteti është tërhequr nga aktakuza.
Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
SHËNIM: Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren, është pranuar në Gjykatë me datë 31 dhjetor 2019. Rasti “INFRAKOS” është rast i shënjestruar për liberalizim vizash “LV”.