Inspektorati Policor i Kosovës, në një përgjigjje për Insjaderin kanë treguar rreth rastit në Graçanicë ku u raportua se një police boshnjake është ngacmuar psikologjikisht nga Komandanti i stacionit policor të Graçanicës Bratislav Trajkoviq.
Nga IPK thanë se për rastin janë njoftuar përmes Linjës së Kaltër (numri i telefonit pa pagesë 0803333), dhe menjëherë pas informacioneve kanë filluar t’i ndërmarrin veprimet hetimore.
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve lidhur me rastin në fjalë është njoftuar përmes Linjës së Kaltër (numri i telefonit pa pagesë 0803333) dhe bazuar në informacionet e pranuara ka filluar të ndërmerr veprime hetimore lidhur me pretendimet e ankueses. Veprimet hetimore përveq tjerash kanë përfshirë deklarëtën nga ankuesja si dhe raporte të ndryshme nga zyrtarët policorë që janë konsideruar dëshmitarë në këtë rast”, thuhet në përgjigjjen e IPK për Insajderin.
Tutje thanë se pasi që nuk janë gjetur elemente të veprës penale rasti është dërguar në Drejtorinë për Hetime të Brendshme dhe Verifikim të së Kaluarës, për hetime të mëtutjeshme administrative – disiplinore.
“Pas zhvillimit të hetimit preliminar, lidhur me të gjeturat IPK është konsultuar me prokurorinë kompetente dhe pasi që nuk janë gjetur elemente të veprës penale rasti është proceduar në Policinë e Kosovës më saktësisht në Drejtorinë për Hetime të Brendshme dhe Verifikim të së Kaluarës, për hetime të mëtutjeshme administrative – disiplinore”.
Derisa rikujojmë se deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka denoncuar komandantin e stacionit policor të Graçanicës Bratislav Trajkoviq, për ngacmim ndaj një policje boshnjake Milhata Qela.
Siç ka shkruar Balje, Qela ka qenë në një gjendje dukshëm shumë të keqe dhe e gjithë kjo si rezultat i ngacmimit psikologjik nga komandanti i stacionit policor të Graçanicës z. Bratislav Trajkoviq.