GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Rasti i foshnjës në Spitalin e Pejës, shkarkohen shefi dhe kryeinfermierja e Gjinekologjisë

23/12/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Rasti i foshnjës në Spitalin e Pejës, shkarkohen shefi dhe kryeinfermierja e Gjinekologjisë
Share on FacebookShare on Twitter

Është shkarkuar shefi dhe kryeinfermierja e repartit të Gjinekologjisë pas rastit të foshnjës së vdekur e cila aksidentalisht përfundoi në rrobalarëse në Spitalin e Pejës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spitali i Pejës përmes një njoftimi në Facebook.

“Java e fundit për personelin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë ka qenë shumë e rëndë, marrë parasysh rastin e ndodhur me trajtimin e frytit të vdekur. Gjejmë mundësinë edhe njëherë të shprehim keqardhjen tonë të thellë dhe të sinqertë për prindërit dhe për të gjithë qytetarët gjithandej vendit që janë shqetësuar dhe indinjuar me të drejtë. Gjithçka që ka ndodhur është duke u hetuar nga Prokuroria prej ditës që është kuptuar për ngjarjen e rëndë. Edhe masat e tjera administrative po ashtu janë ndërmarrë”.

“Ne jemi të vetëdijshëm dhe kemi mision tonin që t’i japim vendit lajme për sukseset në trajtimin dhe shërimin e pacientëve. Fatkeqësisht nuk ia kemi dalë në këtë rast. Duam të sigurojm opinionin publik se sado e rëndë që është ngjarja ajo është pa qëllim, por ka ardhur si mosrespektim i protokollit strikt të veprimit në raste të trajtimit të frytit të vdekur”.

Spitali i Pejës thekson se personeli ndjen keqardhjen më të thellë për këtë ngjarje.

Pavarësisht se gjithë ngjarja ishte pa dashje dhe e shkaktuar nga pakujdesia e disa nga punëtorët tanë, kjo nuk e zvogëlon peshën e rëndë për rastin dhe keqardhjen tonë për këtë. Po ashtu, duam të theksojmë se pretendimet se Spitali është përpjekur ta fshehë këtë rast nuk qëndrojnë aspak. Më poshtë po paraqesim kronologjinë në mënyrë që të jenë të njoftuar të gjithë me atë çka organet e drejtësisë tashmë janë të njoftuar”.

“Aborti me intervenim kirurgjik ka ndodhur në natën e datës 13.12.2022, ndërsa që ngjarja e frytit të vdekur ka ndodhur më 14.12.2022. Me t’u informuar për ngjarjen, menaxhmenti i Spitalit ka informuar organet e Policisë dhe po atë ditë deri në orë të vona, kemi ofruar bashkëpunimin tonë të plotë tek Policia, Prokuroria e Inspektorati Shëndetësor që kanë qenë në vend të ngjarjes dhe në të njejtën kohë është informuar mbi ngjarjen drejtoria e ShSKUK”.

Sipas spitalit, Policia e Kosovës ka njoftuar opinionin me një komunikatë që po e heton këtë rast, ndërsa është praktikë e njohur që për rastet e ndjeshme, me disa të përfshirë për realizim të hetimeve, informatat jipen të rezervuara.

“Me përgjegjësi theksojmë se pavarësisht se policia ka raportuar rastin, nuk kemi pasur asnjë kërkesë të vetme nga mediat për informata lidhur me këtë rast. Padyshim që ne kemi pasur parasysh edhe faktin tjetër të deklaruar nga familjarët që të mos e rëndonim edhe më tutje gjendjen e nënës, meqë nuk ishte ende në dijeni për ndodhinë. Po ashtu, kemi iniciuar procedurat disiplinore të mënjehershme nga ana jonë dhe me këtë rast janë suspenduar shtatë punonjës të Spitalit, me datë 16.12.2022, menjëherë pas identifikimit se kush ka qenë i përfshirë sipas përgjegjësisë së veprimit a mosveprimit”.

“Sot, si vazhdim i masave disiplinore është shkarkuar Shefi i Repartit të Gjinekologjisë dhe Kryeinfermierja e Repartit të Gjinekologjisë, ndërsa që presim përfundimin e të gjitha procedurave tona disiplinore, por sidomos edhe gjetjet e autoriteteve ligjzbatuese të përfshira në hetim për të ndërmarrë veprimet e mëtutjeshme ndaj cilitdo të përfshirë në këtë rast. Ne jemi duke përgatitur planin për ndërmarrjen e masave të tjera që do të përmirësojnë procedurat tona të brendshme organizative dhe për këtë do të reflektohet në ditët në vijim”.

Tags: pejerastishkarkim
ShareTweetShare
Previous Post

Haxhi Avdyli i sugjeron PDK-së ta dëgjojë Presidenten në ‘YouTube’

Next Post

MKRS : Komisioni nuk po kërkon refuzim të licencimit të FFK-së, por vetëm përmbushje të kritereve

Lajmet e fundit

Ky është personi i arrestuar për kanosje në Shtime, publikoi foto me mbishkrime kërcënuese

Arrestohet një person për kanosje ndaj institucioneve të Kosovës dhe zyrtarëve të tyre

22/05/2025
“Dita e Çlirimit” – Shoqatat e dala nga lufta refuzojnë çdo organizim me Qeverinë

OVL UÇK: Në Burgun e Dubravës në vitin 1999-në u pushkatuan mizorisht shqiptarët nga forcat serbe

22/05/2025
Kapen mallra të kontrabanduara në Leposaviq gjatë një aksioni të përbashkët të Policisë dhe KFOR-it

Kapen mallra të kontrabanduara në Leposaviq gjatë një aksioni të përbashkët të Policisë dhe KFOR-it

22/05/2025
Kurti nuk u ndahet zyrtarëve të PDK-së, tani shfaqet i gëzuar përkrah Hasanit dhe Xhemailit

Kurti nuk u ndahet zyrtarëve të PDK-së, tani shfaqet i gëzuar përkrah Hasanit dhe Xhemailit

22/05/2025
Rekord i ri historik – Bitcoin arrin vlerën në 110 mijë euro

Rekord i ri historik – Bitcoin arrin vlerën në 110 mijë euro

22/05/2025
Zyra e DEA-s aktive edhe në Shqipëri, ambasada amerikane del me një apel

Zyra e DEA-s aktive edhe në Shqipëri, ambasada amerikane del me një apel

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ky është personi i arrestuar për kanosje në Shtime, publikoi foto me mbishkrime kërcënuese

Arrestohet një person për kanosje ndaj institucioneve të Kosovës dhe zyrtarëve të tyre

22/05/2025
“Dita e Çlirimit” – Shoqatat e dala nga lufta refuzojnë çdo organizim me Qeverinë

OVL UÇK: Në Burgun e Dubravës në vitin 1999-në u pushkatuan mizorisht shqiptarët nga forcat serbe

22/05/2025
Kapen mallra të kontrabanduara në Leposaviq gjatë një aksioni të përbashkët të Policisë dhe KFOR-it

Kapen mallra të kontrabanduara në Leposaviq gjatë një aksioni të përbashkët të Policisë dhe KFOR-it

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.