GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Rasti i fajdeve në Pejë, nga 30 ditë paraburgim katër të pandehurve

22/06/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Rasti i fajdeve në Pejë, nga 30 ditë paraburgim katër të pandehurve
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Pejë, me kërkesë të Prokurorisë, ka vendosur që katër të pandehurve të dyshuar për fajde, të cilët u arrestuan të enjten (20 qershor) në një aksion të njësive speciale të Policisë së Kosovës, t’ua caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Klan Kosova ka siguruar dosjen e rastit, ku theksohet se ndaj Valbona Pakashtica, Anes Pakashtica dhe Irfan Pakashtica, që të tre nga Prishtina (Valbona dhe Irfani janë çift bashkëshortor), rëndojnë akuzat për veprat penale “Fajde”, “Detyrim” dhe “Rrëmbim”, ndërsa për të pandehurin e katërt Idriz Hajrizi nga Peja rëndon akuza për veprën penale “Detyrim”.

Në dosje bëhet e ditur se të pandehurit janë përgjuar në periudha të ndryshme kohore, ku janë publikuar edhe biseda nga katërshja me të dëmtuarin Y.D.

Në ato biseda, të pandehurit e pranojnë se e kanë rrëmbyer të dëmtuarin Y.D., sikurse që edhe i kanë thënë të dëmtuarit në fjalë se “borxhi është 120.000 euro, mirëpo duhet paguar 240.000 euro”.

Gjatë marrjes në pyetje, i dëmtuari Y.D. ka treguar se si është rrëmbyer nga një person me i njohur si Ragip Daja, i cili ende nuk është identifikuar.

Po ashtu, në dosje theksohet se i dëmtuari Y.D. ka tentuar të bëjë vetëvrasje nga presioni.

“Proceverbali i marrjes në pyetje për dëshmitarin H.D. datë 13.12.2023 i cili ndër të tjera deklaron se si Y. kishte tentuar të bëjë vetëvrasje dhe se si e pandehura Valbona i kishte shkuar në shtëpi”, thuhet në dosjen e Prokurorisë, të siguruar nga Klan Kosova.

Gjithnjë sipas dosjes, bëhet e ditur se nga shuma prej 240.000 euro që katër të pandehurit synonin t’ia merrnin të dëmtuarit Y.D. dhe S.D., 40 mijë euro do t’ia jepnin të pandehurit Idriz Hajrizi të cilin edhe e kishin angazhuar për t’i detyruar të dëmtuarit që të paguajnë shumën e kërkuar.

Bazë për caktimin e paraburgimit, Prokuroria Themelore në Pejë e ka përmendur rrezikun e arratisjes së të pandehurve nga Kosova, duke shitur pasurinë që kanë në vend dhe të shpërngulen jashtë.

Po ashtu, Prokuroria e ka përmendur edhe rrezikun e ndikimit në dëshmitarë dhe asgjësim të provave, sikurse edhe rrezikun e përfundimit/përsëritjes së veprën penale të fajdesë.

Tags: Caktim i mases se paraburgimitFajdeGjykata Themelore e PejësPolicia e Kosovës në Pejë
ShareTweetShare
Previous Post

Palët ta kuptojnë që marrëveshjet janë obligim dhe duhet të zbatohen

Next Post

Portugalia me fitore bindëse ndaj Turqisë bëhet kombëtarja e tretë që e siguron kualifikimin në Euro 2024

Lajmet e fundit

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.