Është aprovuar propozimi i të akuzuarit Eset Berisha që në rastin e “53-milionëshit” të dëgjohet si dëshmitar edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, raporton Betimi për Drejtësi.
Të akuzuarit në këtë rast janë ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, këshilltari i lartë politik i Lekajt, Eset Berisha, ish-sekretari i Përgjithshëm në MI, Nebih Shatri, si dhe drejtori i Prokurimit Publik, Besim Tahiri.
Berisha ka dhënë arsyetimin që të dëgjohen si dëshmitarë, Haradinaj, Argjent Zejnaj dhe Aziz Sallahu.
“Për dëshmitarin Haradinaj, i akuzuari Eset Berisha tha se i njëjti do të dëshmojë lidhur me atë se si personalisht Haradinaj i kishte kërkuar të përpilonte opinionin ligjor për pagesën shtesë të 53.1 milionëve ndaj kompanisë ‘Bechtel&Enka’”, shkruan Beitmi për Drejtësi.
Ndërkaq, për propozimet e Berishës u deklaruar edhe i akuzuari tjetër, Lekaj, duke thënë që Haradinaj do ta sqarojë rastin nga fillimi se si ka rrjedhur pagesa shtesë e shumës prej 53.1 milionë eurove.