eanca për sulmin terrorist “Banjska” që ndodhi në vitin 2023 dhe ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, tashmë i shpallur hero nga institucionet e Kosovës, do të mbahet ditën e nesërme.
Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, e të cilët gjenden në paraburgim, të pritet të dalin para drejtësisë në Kosovë ditën e nesërme, transmeton Gazeta Papirus.
Mirëpo, pjesë e këtij gjyqi nuk do të jenë 42 të akuzuarit tjerë për këtë sulm, përfshirë kryekriminelin Milan Radoiçiq.
Në shqyrtim fillestar prokurori i rastit Naim Abazi, kishte kërkuar gjykim në mungesë.
Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar ekstradimin e përgjegjësit të grupit terrorist, Milan Radoiçiq dhe të akuzuarit tjerë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale për rastin e Banjskës thotë se qëllimi i Milan Radojiçiç-it, bashkë me 44 të pandehurit e tjerë, ka qenë shkëputja e një pjese të territorit të Kosovës dhe bashkimi i asaj pjese me shtetin e Serbisë