Një 15 vjeçar ka vdekur si shkak i një vetaksidenti me biçikletë në fshatin Bërnicë të Prishtinës, raporton Demos.
Rastin për GazetaDemos e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, viktima, mashkull, rreth 15 vjeç, është pa shenja jete”, deklaroi Borovci për Demos.
Deklarata e plotë;
Rreth orës 19:45, është pranuar informata se në rrugën që shpie për në fshatin Bërnicë të Prishtinës dyshohet për një vetaksident me biçikletë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, viktima, mashkull, rreth 15 vjeç, është pa shenja jete.
Aktualisht policia me vëmendje të shtuar po vijon punën hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.