Kosova është vendi i fundit i pavarësuar në Evropë. Edhe pse Republika e Kosovës nuk është pjesë e Bashkimit Evropian ose instutcioneve tjera evropiane, kjo siç duket nuk po e pengon Kosovën që ta festojë Ditën e Evropës, raporton Gazeta Papirus.
Përveç që nuk është pjes e Evropës, Kosova është poashtu vendi i fundit që do të bëhet me liberalizim të vizave, edhe ky vendim i BE-së për Kosovën ka ardhur pas shumë kërkesave e kushteve që i ka vendos BE-ja për qytetarët e Kosovës.
Ani pse ne vetëm jemi pjesë e kontinentit evropian, në Kosovë po festohet Dita e Evropës. Sot asnjë institucion publik dhe ai bankar nuk është duke punuar, ani pse kjo ditë nuk vlen edhe për sektorin privat.