Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt.
Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Prizren, ku një person tentoi t’i jap fund jetës, por fatmirësisht vëllai i tij arriti që ta ndalojë.
Bëhet fjalë për një 44-vjeçar, i cili nën ndikimin e alkoolit e kishte marrë një armë zjarri dhe ka tentuar që të bëjë vetëvrasje.
Posa vëllai i tij e ka kuptuar që diçka nuk është në rregull, i ka shkuar nga pas 44-vjeçarit dhe ka arritur që në momentin kur ai kishte nxjerrë armën, t’ia largojë nga duart.