Galatasaray shënoi fitore në udhëtim kundër Karagumruk, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Superligën e Turqisë.
Ndeshja e zhvilluar këtë të premte në stadiumin “Ataturk Olimpiya” përfundoi me rezultatin 0:2, shkruan Gazeta Express.
Milot Rashica ishte titullar te mysafirët dhe luajti për 84 minuta, derisa te vendasit tërë ndeshjen e luajti reprezentuesi tjetër kosovar, Ibrahim Dresevic.
Por, sonte vetëm sulmuesi vushtrrias la gjurmë. Ai ishte asistues te goli i parë i ndeshjes i shënuar nga Emre Tasdemir, në minutën e 60-të.
Goli tjetër u shënua nga Juan Mata, në minutën e 85-të.
Galatasaray pas kësaj fitore ka 21 pikë dhe renditet në pozitën e tretë në tabelë.
Karagumruk me 12 pikë ndodhet në pozitën e 12-të