Një person ka vdekur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjani, pasi që nuk i është ofruar ndihmë nga mjekët.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, asamblisti i LVV-së në këtë komunë Alban Salihu.
“Posa u njoftuam se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan, ka vdekur një person nga sulmi në zemër, i cili kishte pritur mbi 1 orë pa iu ofruar ndihmë e pa u trajtuar, sepse nuk ishte asnjë mjek, kurse pajisjet nuk punonin as në ambulantë e as në emergjencë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
E RËNDË: Posa u njoftuam se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan, ka vdekur një person nga sulmi në zemër, i cili kishte pritur mbi 1 orë pa iu ofruar ndihmë e pa u trajtuar, sepse nuk ishte asnjë mjek, kurse pajisjet nuk punonin as në ambulantë e as në emergjencë.
Jemi duke mbledhur informacione për rastin dhe do të ju njoftojmë për detajet.
Ndërkohë ftoj gazetarët e policinë që ta hetojnë si rast.