Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, është tërhequr nga tentimi për të hyrë në objektin e Komunës, ka mësuar Klan Kosova.
Kjo për faktin se qytetarë lokalë kanë bllokuar hyrjen në ndërtesën e komunës.
Ai nisur për t’u kthyer në Mitrovicë.
Ndërkaq Policia e Kosovës (PK), ka reaguar pas zhvillimeve dramatike që po ndodhin në veri të vendit, duke theksuar se sipas detyrës zyrtare, PK është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.
Në një komunikatë dërguar mediave, Policia ka thënë se sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend.
“Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, ka njoftuar Policia.