Protestuesit serbë kanë sulmuar brutalisht kordonin e forcës paqeruajtëse të KFOR-it para objektit komunal të Zveçanit pas orësh mosmarrëveshjes dhe të moslëshimit të rrugës. Protestues të dhunshëm nisën gjuajtjen me gurë e më gjësende të forta ndaj protestuesve, ku KFOR u desht të ndërhyjë me shock-bomba dhe gazi lotsjellës.
Tashmë tabloidet serbe kanë ndezur propagandën ku shkruajnë se “dy serbë janë lënduar një prej tyre rëndë” ndërsa thonë se është sulmuar edhe Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq.