Dorëheqja e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq mund të mos jetë e mjaftueshme për t’iu dhënë fund protestave që kanë përfshirë këtë vend prej incidentit të nëntorit në një stacion hekurudhor në Novi Sad, ku si pasojë e shembjes së një cope të madhe betoni kanë vdekur 15 persona.
Ndonëse dorëheqja e Vuçeviqit ka qenë ndër kërkesat fillestare të protestuesve, ata e kanë avancuar pozicionin me kalimin e kohës.
Në fillim, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Vuçeviqit dhe kryetarit të Novi Sadit, Millan Gjuriq. Edhe Gjuriq ka dhënë dorëheqje më 28 janar.
Pavarësisht këtyre dorëheqjeve, studentët kanë paralajmëruar protesta të reja. Përmes një postimi në Instagram, përfaqësuesit e studentëve kanë thënë se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar.
Njoftimi për dorëheqje është bërë pas deklarimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, më 27 janar, se të gjitha kërkesat e studentëve janë plotësuar.
Kështu, Vuçiq duket se ka tentuar t’i ulë tensionet, ndonëse protestat janë zgjeruar secilën herë e më shumë, raporton REL.
Në natën mes 27 dhe 28 janarit, protestuesit janë përkrahur nga bujqit, të cilët kanë bllokuar me traktorët e tyre rrugë kryesore të kryeqytetit serb, Beogradit. Me kalimin e kohës, zemërimi për vdekjet në Novi Sad është zgjeruar me kërkesa tjera.
Protestuesit kanë thënë se nuk janë të interesuar në politikë dhe nuk i shohin dorëheqjet si problemin kryesor. A