Raportime të shumta pati gjatë muajve të kaluar lidhur me falsifikim të parave.
Një gjë e tillë ndodhi në tri raste të ndryshme edhe gjatë 24 orëve të fundit.
Dy prej rasteve të raportuara për falsifikim parash ishin në Prishtinë, kurse një tjetër në Lipjan, transmeton lajmi.net.
Shuma e madhe falso që u prezantua në këto dy raste ishte 500 euro.
FALSIFIKIM I PARASË:
• Prishtinë 06.12.2021 – 08:00. Ankuesi mashkull zyrtar i bankës, ka informuar se nga klientë janë deponuar 105 € monedha me valuta të ndryshme, që dyshohen të jenë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
• Prishtinë 06.12.2021 – 13:20. Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka informuar se nga klienti mashkull kosovar është deponuar një monedhë prej 100 € e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
• Lipjan 06.12.2021 – 15:15. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës, ka informuar se nga klienti mashkull kosovar është deponuar një monedhë prej 500 euro e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.