GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Raporti për Kosovën në PE, Sveçla: Ndajmë të njëjtat shqetësime për veriun

10/05/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme, Opinione
Koha e leximit:2 mins read
Raporti për Kosovën në PE, Sveçla: Ndajmë të njëjtat shqetësime për veriun
Share on FacebookShare on Twitter

Pas miratimit të raportit të Parlamentit Evropian për Kosovën, ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili falënderon për vlerësimin e lartë për arritjen e progresit demokratik të Kosovës.

Ai, përmes rrjetit social Facebook, ka shkruar se në raportin e votuar sot në Parlamentin Evropian, vlerësohet progresi i bërë në forcimin e demokracisë, luftën ndaj krimit të organizuar dhe sundimin e ligjit.

“Raporti vlerëson arritjet e jashtëzakonshme të Kosovës në sektorë të ndryshëm, veçanërisht në fushën e punëve të brendshme dhe migracionit, rritjen e operacioneve të suksesshme që synojnë luftimin e krimit të organizuar përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërkufitar”, ka shkruar ai në Facebook.

Ministri Sveçla më tej shtoi se vlerësimet e sugjerimet e ofruara në raport do të shërbejnë si udhëzues i vlefshëm për rritjen e mëtejme të demokracisë, sundimit të ligjit, luftimit të krimit të organizuar.

Ndërkaq për situatën në veri, ministri Sveçla vuri në dukje se ndajnë të njëjtat shqetësime me PE.

“Ndajmë shqetësimet e përbashkëta lidhur me situatën sfiduese në pjesën veriore të Kosovës, ku raporti rithekson se bandat kriminale në krye me Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq, në lidhje të ngushta me Partinë Progresive të Serbisë, paraqesin kërcënim serioz për qytetarët. Ky fakt theksohet edhe në raportin e Serbisë, specifikisht për lidhjet e tyre me grupet kriminale që veprojnë në veri të vendit tonë”, nënvizoi ministri Sveçla, derisa shtoi se Ministria të cilën e drejton ai, bashk me agjencitë vartëse do të vazhdojnë të jenë plotësisht të angazhuara për luftimin e  këtyre elementeve kriminale dhe garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve. Do të zbatohen masa për adresimin e shpejtë dhe efektiv të kësaj çështje, në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë.

E lidhur me korrupsionin ministri Sveçla shprehu vullnetin politik për ta luftuar në të gjithja nivelet, por edhe optimizmin për një rritje të kapaciteteve të sistemit të drejtësisë në vend.

Tags: Bashkimi europiankosovaMinistria e Punëve të BrendshmeParlamenti EuropianXhelal Sveçla
ShareTweetShare
Previous Post

Prishtina me tatimpaguesit më të mëdhenj në Kosovë

Next Post

Reagime të ashpra ndaj Bislimit për deklaratën për ikjen e qytetarëve – fajtore Qeveria për largimet

Lajmet e fundit

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

20/05/2025
Moti sot: Me vranësira dhe intervale me diell

Më shumë vranësira të mërkurën, me rrebeshe e bubullima

20/05/2025
Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.