Kryetari i AAK-së , Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve.
Këtë e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Më poshtë urimi i plotë:
Shqiptarët kanë traditë mijëvjeçare të Pashkëve, kësaj feste që na frymëzon për dashuri, paqe e solidaritet, dhe na rrëfen për ngadhënjimin e jetës mbi vdekjen, të së mirës mbi të keqen.
Me këtë rast, ua përcjellë urimet më të përzemërta Imzot Dodë Gjergjit dhe mbarë besimtarëve katolik, bashkombas të mi.
Njëkohësisht, uroj të krishterët e misioneve diplomatike në Kosovë, pjesëtarët e KFOR dhe të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë që shërbejnë në Kosovë.
/Gazeta Papirus/