Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova do të jetë pjesë e Aleancës së Perëndimit e jo e izolimit.
Haradinaj ka shpërnda fotografi nga tubimet e AAK-së me qytetarë në fshatra të ndryshëm të Kosovës.
“Kosova pjesë e Aleancës së Perëndimit e jo izolimit! Pjesëmarrja e madhe dhe entuziazmi i qytetarëve, në tubimet tona, edhe në vendbanime më të vogla, që nga Vrella e Istogut, Drenoci i Vokshit, Hasi, Gjinoci i Suharekës, Novosella e Gjakovës, e kështu me radhë deri në çdo fshat e lagje anë e kënd Kosovës, janë shenjë e përcaktim i fortë se populli ynë nuk e duron më as mashtrimin as izolimin”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i tij i plotë:
137 – Kosova pjesë e Aleancës së Perëndimit e jo izolimit!
Pjesëmarrja e madhe dhe entuziazmi i qytetarëve, në tubimet tona, edhe në vendbanime më të vogla, që nga Vrella e Istogut, Drenoci i Vokshit, Hasi, Gjinoci i Suharekës, Novosella e Gjakovës, e kështu me radhë deri në çdo fshat e lagje anë e kënd Kosovës, janë shenjë e përcaktim i fortë se populli ynë nuk e duron më as mashtrimin as izolimin.
Këta mijëra qytetarë janë forca jonë që na shtynë drejt Kosovës Fituese – 137!
Jemi bashkë!