Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë qendrimit në Amerikë ka marre pjesë edhe në dasmën e familjes Gecaj, ku ka postuar edhe fotografi.
Statusi i tij :
Së bashku me Anitën në gëzimin e familjes atdhetare Gecaj.
Vite me radhë, Rrustemi kontribuoi për Atdheun në mënyra të ndryshme, e pas çlirimit u bë një ndër investitorët më të mëdhenj në vend, ku njëkohësisht ka hapur dhe shumë vende pune.
Mbrëmë na bashkuan i biri i tij Arbeni dhe Arbiana nga familja e Heroit Ilir Merturi.
Kënaqësi të përjetoj një atmosferë tradicionale shqiptare në Amerikë dhe familje patriotike që lidhen ngushtë mes vete.
Arbeni e Arbiana u trashëgofshin.
/Gazeta Papirus/