Kryetari i Komunës së Deçanit përmes një postimi në facebook ka njoftuar se nesër do të jetë ceremonia e varrimit të dy nxënësve të vrarë mbrëmë në Gllogjan.
Mbrëmë nga sulmi i mbrëmshëm me armë, mbetën të vrarë nxënësit Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj, si dhe shoferi i autobusit, Gani Gjokaj.
“Të dashur qytetarë,Ju njoftoj se, nesër më dt.28.11.2021, në ora 13:30, do të filloj ceremonia e varrimit të Gentës dhe Ledianit, afër “Kompleksit Memorial të Dëshmorëve”, ndërsa varrimi do të bëhet në ora 14:00, në varrezat e fshatit Gllogjan!”