Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka nxjerr në shesh mosbashkëpunimin e Qeverisë Kurti me komunat e Kosovës që nuk qeverisen nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai ka bërë me dje se ministrit të Financave, Hekuran Muratit, ia ka shkruar 55 shkresa për të realizuar një takim dhe ai nuk e ka pranuar.
Në një bashkëbisedim me gazetarin Berat Buzhala, Ramosaj ka treguar se ky injorim i Qeverisë i ka kushtuar Komunës së Deçanit me humbjen e projekti për ndërtimin e një teleferiku në bjeshkët e kësaj komune.
“Kam folur edhe publikisht për një ministër që i kam dërguar më shumë se 55 letra. Pos linjës zyrtare dhe telefonit tim privat me të, unë kam kërkuar edhe nga një shok i imi me intervenu dhe me i thënë: a po me pranon 5 minuta me te sqaruar diçka”, ka thënë Ramosaj.
Ai ka theksuar se ministri në fjalë ka refuzuar çdo takim me të.
“Nuk ka pranuar me fol dhe me diskutu. Si pasoj e kësaj ne i kemi humbu 5 milionë euro që kemi pas marrëveshje me shtetin austriak për një kredi të but ku kemi pas me e pagu për 20 vite”, është shprehur i pari i Deçanit, duke treguar se çka është dashur të bëj Ministria e Financave.
“Ministri i Financave ka pasë me bo vetëm një punë, ka pas me bo një garancion shtetëror që në rast se komuna nuk i kthen parat, përgjegjësinë për kthimin e borxhit e merr Qeveria. Me vjen keq për këtë pjesë”, është shprehur Ramosaj.
Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosbashkëpunim edhe për rrugën për Plavë.
Ramosaj ka bërë me dije se për 3 vite kjo qeveri nuk e ka ndarë asnjë cent për vazhdimin e kësaj rruge.
“Unë e kam një far lloj mllefi për këtë rrugë për shkak se kom hjek shumë për me e fillu atë rrugë. Kom rezistu përball tjerëve që nuk kanë dashtë me e leju me u bo kjo rrugë. Që tri vite ne nuk kemi buxhet me e vazhdu. Domethënë është hapur traseja deri e kufi, janë shtruar 12 kilometra asfalt dhe 12 kilometrat e fundit ka mbetur pa u shtruar”, ka thënë Ramosaj, duke shtuar se asnjëherë nuk e ka gjetur mirëkuptimin e Qeverisë Kurti për vazhdimin e kësaj rruge.
“Nuk e kemi pasur mirëkuptim që Qeveria me i nda këto mjete. Faza e dytë ka vlerën më shumë se 6 milionë euro për 12 kilometra rrugë për shkak se është ambienti i tillë dhe i kemi 5 kilomtra brenda zonës se veçantë dhe tri kilometra kah rruga e Gushavcit. Që janë dy projekte të veçanta që duhet me i zhvillu dy procedura. Nuk është më 15 milionë euro”, ka thënë Ramosaj.
Ndër të tjera, ai ka folur edhe për projektet që i ka realizuar në këtë mandat.
“Këtu jemi në qendrën rinore ‘Fitnete Ramosaj’. Është concept që e kemi fillu në vitin 2019. Ideja ka qenë që Deçani me pasë një vend ku takohen shoqëria civile, artistët ku bëjnë tubimet e veta. Kemi vendosë një kriter, ku çdo takim duhet me pasë një produkt final. Ky object është përfundu në vitin 2022. Një vit më pas, e kemi shti ne funksion, kemi kriju kushte për Ansamblin. Ka qenë premtimi im ky. Kur e kam bë këtë premtim jam quajtë pak ndoshta edhe si i çmendur, për shkak se këtu ka qenë deponi e mbeturinave”, ka thënë Ramosaj.