Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka folur pas takimit të sotëm mes kryetarëve të komunave dhe kryeministrit, Albin Kurti duke ofruar më shumë detaje mbi temat e diskutuara.
“Opinioni i madh i paragjykimit se jemi kundërshtarë në këtë mes, gjithmonë kemi insistuar që të ketë komunikim për temat të cilat janë konkrete dhe që i prekin qytetarët.
Në këtë kuadër kemi paraqitur shtatë kërkesa për të cilat jemi dakorduar, nuk do të thotë që nuk kemi të tjera, por këto kanë qenë më prioritet”, ka thënë Ramosaj në RTV Dukagjini.