Burim Ramadani, analist politik, ka deklaruar se javën e ardhshme pritet të zhbllokohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës, përmes një solucioni të ndërmjetëm.
Ai shtoi se, pas kësaj, do të fillojë faza e dytë e ballafaqimit politik, që ka të bëjë me formimin e Qeverisë së re.
Ramadani theksoi se nuk ka mundësi për formimin e një Qeverie Kurti 3, duke lënë të kuptohet se ndryshimet politike janë të domosdoshme për krijimin e institucioneve të reja. /Gazeta Papirus/