Analisti Burim Ramadani shprehu optimizëm se kjo javë mund të sjellë zhbllokimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar mundësinë për gjetjen e një kandidati konsensual për Kryetar të Kuvendit
Ai apeloi për dialog dhe bashkëpunim për të avancuar këtë proces dhe për të mundësuar formimin e institucioneve të reja.
Ramadani theksoi gjithashtu se Qeveria e re duhet të formohet pas përfundimit të këtij faze dhe kujtoi se qytetarët kanë votuar për ndryshim më 9 shkurt, duke sqaruar se “nuk ka Qeveri Kurti 3”.