Sadri Ramabaja, i është përgjigjur deputetes Duda Balje, pasi që kjo e paditi atë për shpifje, duke thënë se ai i qëndron deklaratës së tij dhe se me Baljen do të përballen në Gjykatë.
Ai ka deklaruar edhe se, gjykatës do t’i ripohoj deklaratën e tij, dhe se, do t’i ofrojë edhe informacione shtesë.
Postimi:
Zonja Duda Balje sulmi jo gjithmonë është mjet mbrojtjeje – Përballemi në Gyjaktë
Në përpjekjen e saj për gjoja raujtjen e “imazhit të dëmtuar”, deputetja Duda Balje më paska paditur për shpifje!
Këtë e mësova ndërkohë nga mediat dhe më pas edhe nga publikimi i padisë në faqen e saj në fb.
Ushtrimi i padisë është e drejtë qytetare. Këtë edhe deputetes në fjalë ia garanton kushtetuta e Republikës sonë.
Por, dinjiteti nuk mbrohet duke shfrytëzuar padinë si instrument sulmi dhe barikadimi.
Për atë që unë kam pohuar në emisnin Debat Plus më 7 prill 2025, e ripohoj: tutje qëndroj prapa asaj deklarate.
Për këtë me kënaqësi do të përballem me zonjën deputete në fjalë në Gjykatë.
Trupit gyjkues gjithësesi do t’i ofroj e ripohoj, përveç asaj që kam deklaruar në emisionin në fjalë, edhe informacione shtesë dhe gjithësesi burimin e informimit.
Po shpresoj, kësaj pune, paskëtaj, Gjykata do t’i shkojë deri në fund.