Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova sot është në një moment të pashpjegueshëm, duke thënë se vendi duhet të fokusohet tek mundësia që i është dhënë.
Sipas tij, për sa kohë që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është brenda Kushtetutës së kosovës, nuk parashikon asnjë lloji të nivelit të tretë të pushtetit.
Por, ai tha se kjo është thjesht një organizim që i jep mundësi serbëve të Kosovës mundësi të vetmenaxhohen e të marrin ca fonde.
“Se ne duam t’i çojmë fonde shqiptarëve në Preshevë, siç i ka çuar Qeveria e Kosovës, kurse fakti që do të marrin këto komunat serbe fonde, na shqetëson”, tha Rama në një intervistë ekskluzive në Rubikon në Klan Kosova.
Tutje, Rama tha se tash po bëhet fjalë për të bërë një zgjedhje të qartë strategjike që të mbyllet kapitulli me Serbinë.
“Ndërkohë që, këtu bëhet fjalë për të bërë një zgjedhje të qartë strategjike dhe duhet të mbarojmë këtë fazë të historisë me atë që Albini e quan me të drejtë njohje de-facto, apo duam të luftojmë me të gjithë botën për Oson”.
“O për Oso Kukën atje që të mos dorëzohet duke ndenjur brenda, i vetëvendosur me policinë që e ruan dhe për atë plesht të digjet i gjithë jorgani, apo ne të bëjmë gjerat që na takojnë dhe ta lartësojmë kombin shqiptar”, tha Rama.