Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur një një takim Vasfije Krasniqin. I pari i Prishtinës u shpreh se Vasfija është një grua që është bërë simbol i forcës dhe guximit, transmeton Gazeta Papirus.
‘’Mirëprita në odën e kryeqytetit Vasfije Krasniqin, një grua që është bërë simbol i forcës dhe guximit. Si një nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, ajo ka ngritur zërin për shumë të tjera që ende presin drejtësi. Prezenca e saj na rikujton se plagët e luftës nuk shërohen pa të vërtetën dhe pa drejtësinë. Me historinë dhe qëndresën e saj, Vasfija na fton të mos harrojmë, por të kujtojmë, jo vetëm për të kaluarën, por për të ardhmen që ndërtojmë bashkë’’, ka shkruar Rama
Drejtësia dhe njohja e këtyre krimeve janë detyrë e përhershme e njerëzimit, ka shtur Rama.