Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në facebook të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit, në lidhje me flukset turistike gjatë 3 mujorit të fundit.
Në postimin e tij Rama thekson se Shqipëria renditet si vendi i parë në Evropë sa i takon rritjes së numrit të turistëve, krahasuar me periudhën pandemisë.
Ka shërbyer edhe më parë në Ballkan, Biden nominon Ndihmës Sekretarin e ri…
Në këtë listë Shqipëria renditet gjithashtu e tretë në botë, pas Qatarit dhe Arabisë Saudite.
“Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë jo veç për sezonin veror buzë detit, por tanimë përgjatë gjithë vitit, nga Tirana e gjithandej prej veriut në jug, konfirmohet me një të dhënë spektakore të Organizatës Botërore të Turizmit, e cila për tre muajt e parë të këtij viti e rendit Shqipërinë të tretën në botë dhe në VEND TË PARË në Europë sa i takon rritjes turistike krahasuar me periudhën përpara pandemisë, duke paralajmëruar kështu edhe një sezon fantastik veror”, shkruan Rama.