Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka folur për situatën aktuale politike në Kosovës, veriun e tensionuar dhe acarimin e skajshëm të raproteve në mes të Kosovës dhe SHBA-së, raporton Express.
Rama thotë se është i pakuptueshëm ngurrimi i Kosovës për të de-eskaluar situatën, e që thotë se në këtë mes vetëm Kosovës humb.
Kryeministri i Shqipërisë thotë se Serbia po e bën atë që e ka bërë gjithmonë, derisa thotë se Kosova po e bën atë që s’e ka bërë kurrë dhe si asnjëherë më parë po fajësohet botërisht nga të gjithë aleatët.
“Është e pakuptueshem ngurrimi i autoriteve të Kosovës për de-esaklim të një sitautë ku dukshëm e humbura e madhe është Kosovës. Serbia po bën atë që ka bërë edhe herë të tjera, ndërsa Kosova po bën dicka që nuk e ka bërë kurrë më parë. Dhe sikurrë më parë po fajësohet botërisht nga të gjithë aleatët strategjik të kombit shqiptarë”, ka thënë Rama.
Ai tutje ka thënë se uron që të mos ndodh që Kosova të sanksionohet për qëndrimin e saj, dhe ka shtuar se e ka ditur gjithmonë se Asocicaioni do të jetë nyja e pazgjidhur në raportin mes Kosovës dhe Serbisë.
Rama ka treguar se ua ka propozuar një Draft për Asociacionin, Macronit dhe Scholzit dhe i ka vënë në dijeni edhe amerikanët. Rama thotë se Ascoicaiconi ia hapë dyert Kosovës drejt njohjes reciproke me Serbinë dhe për afirmim ndërkombëtar e për karrige në OKB.
“Në kushtet kur raportet e aletëve me Kosovën po marrin kusthe ultimative dhe kur rikthimi në gjendje të mëparshme rrezikon të marrë një kohë e më të gjatë, nëse Kosova dhe uroi e lutëm që të mos ndodh do të sanksionohet për qëndrimin e saj unë jam këtu për të ndarë këtu një fakt të panjohur deri më sot. E kam ditur me kohë që nyja gordiane e dialogut do të ishte dëri në fund Asociacioni dhe bindja ime është se asnjëra nga palët nuk e do Asociacionin dhe do të bëj cmos që ta shtyjë atë në pafundësi duke mbajtur të hapur krizën me lloj lloja artificiesh teknike e politike. Besoj cdo ditë e më shumë që krijimi i Asociacionit është celësi për të hapur derën e afirmimit ndërkomëbtar të Kosovës, e njohjes së saj nga të gjithë, e uljes në OKB e në gjithë forumet ndërkomëbtare dhe e njohjes së ndërejsllë me Serbinë.”, ka thënë Rama.