Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë edhe një reagim tjetër në Twitter, pasi kritikoi opozitën në Kuvendin e Kosovës pas dhunës me grushta.
Ai tha se miq nga Kosova “e mbytën” që e mborjti kryeministrin Kurti.
“Më “mbytën” miq nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin, se shishen e parë e paska gjujt Bislimi dhe paska qenë VV që e paska hap kapitullin e dhunës në Kuvendin e Kosovës kur ishte në opozitë!” – tha ai.
Tutje, Rama deklaroi se s’i duhet të dijë kush e ka gjuajtur shishen e parë, pasi Kosova nuk ia ka askujt borxh “shfaqjen skandaloze të ditës së sotme”.
“Nuk më duhet kush e ka gjujt shishen e parë, mbase keni të drejtë ju, mbase jo, por nëse demokracia parlamentare katandiset në kush gjujti i pari atëherë kemi një problem edhe me kuptimin e demokracisë, edhe me kuptimin e këtij momenti kyç për Kosovën, e cila nuk ia ka borxh askujt besoj shfaqjen skandaloze të ditës së sotme.” – ka thënë tutje ai.
Më “mbytën” miq nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin, se shishen e parë e paska gjujt Bislimi dhe paska qenë VV që e paska hap kapitullin e dhunës në Kuvendin e Kosovës kur ishte në opozitë! Nuk më duhet kush e ka gjujt shishen e parë, mbase keni të drejtë ju, mbase jo, por… pic.twitter.com/ahBsN5t8TS
— Edi Rama (@ediramaal) July 13, 2023